Gjinekologjisë i shtohet një repart i ri, shërbimet e të cilit deri tani bëheshin vetëm në klinika private
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës (QKUK), ku është bërë hapja e një reparti të ri në klinikën e Gjinekologjisë i cili do të fillojë të ofroj shërbime të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (FAM).
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se këto shërbime do të fillojnë sa më shpejt që është e mundur, duke e pasur parasysh koston e këtyre shërbimeve për qytetarët me dekada.
“Një shërbim që çifteve në republikën tonë deri tani ju ka kushtuar diku rreth 5 milionë euro dhe tani tutje pas procedimit edhe me blerjen e aparaturave pritet të përfundoj gjatë këtij viti do të jenë pra shërbime që do të ofrohen edhe në institute shtetërore”, ka thënë Osmani para gazetarëve.
“Mundësia që sa më parë të jetë është e mundshme është që të trajtojmë ligjin e prokurimit publik, për shkak të tij shkaktohen vonesa totalisht të paarsyeshme me material mjekësore e të cilat më pas shkaktojnë edhe rrezikim të jetës së qytetarëve”.
Kurse, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se është ndarë një buxhet që aparaturat të kompletohen në këtë QKUK.
“Janë ndarë mbi 1 milionë e gjysmë euro për kompletimin e aparaturave që gjatë këtij viti çiftet nga Republika e Kosovës, të kenë mundësi që këtë shërbim kaq të domosdoshëm të kenë mundësinë ta marrin pa pagesë edhe në klinikën e Gjinekologjisë”, ka thënë Vitia.
Edhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, pohoi se do të fillojnë punën sa më shpejt në këtë repart.
“Jemi duke pritur vetëm sjelljen e aparaturave dhe të fillojmë punën ne ju premtuam që sa më shpejt do të fillojmë punën duke e ditur që është një procedurë me kosto të lartë”.
Fertilizimi i asistuar mjekësor është frytnimi i asistuar mjekësor me çrast përdoren qelizat riprodhuese personale të të dy bashkëshortëve, e deri më tani ky shërbim për qytetarët e Kosovës mund të kryhej vetëm në klinika private.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Protestat në kampusin amerikan: Grupet rivale të protestës në Gaza përleshen në UCLA
-
Diplomatët shpresojnë për një marrëveshje ndërsa Izraeli zbut qëndrimin
-
Anketa e IRI për Kosovën: SHBA-të aleati më i rëndësishëm, Serbia kërcënimi më i rrezikshëm
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE