Biznes

Rritje e investimeve të kryera nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vitin 2021


Për vitin 2021, 99,8 për qind e ndërmarrjeve aktive kanë qenë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, njëjtë si në vitin 2020.

Nga rezultatet e vrojtimit të Statistikave Strukturore, 81,6 për qind e të punësuarve kanë qenë të punësuar në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga 81,9 për qind në vitin 2020.

Ndërkohë, 79,0 për qind e shitjeve neto janë realizuar nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga 79,7 për qind të realizuara në vitin 2020.

Kurse 76,4 për qind e investimeve janë kryer nga këto ndërmarrje nga 74,0 për qind të kryera në vitin 2020 dhe 76,1 për qind e vlerës së shtuar e realizuar nga to nga 74,1 për qind që ishte në vitin 2020.

Kontributi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në treguesit kryesorë për vitin 2021, rezulton 1,4 pikë përqindje në numrin e ndërmarrjeve, 2,2 pikë përqindje në numrin e të punësuarve, si dhe 17,9 pikë përqindje në shitjet neto.

Po ashtu -5,4 pikë përqindje në investimet gjithsej dhe 18,0 pikë përqindje në vlerën e shtuar.

Nga ana tjetër, përqindja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme rezulton 99,8 për qind, njëjtë me Bashkimin Evropian.

Përqindja e të punësuarve në këtë grup ndërmarrjesh rezulton 81,6 për qind në Shqipëri nga 64,4 për qind në BE, kurse vlera e shtuar e realizuar nga to në Shqipëri përbën 76,1 për qind nga 51,8 për qind në BE.

Sakaq, 2,6 për qind e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2021 janë eksportuese të mallrave, njëjtë si në vitin 2020. Ndërsa 8,7 për qind janë importuese nga 10,1 për qind që ishin në vitin 2020.

Po ashtu ndërmarrjet e mesme kanë arritur përqindjen më të lartë të eksporteve me 18,3 për qind të shitjeve neto të realizuara prej tyre.

Kurse mikrondërmarrjet eksportojnë vlerën më të ulët ku rreth 4,5 për qind të shitjeve neto janë eksportuar.

Mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 69,0 për qind.

Ndërmarrjet e vogla kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e industrisë nxjerrëse me 29,5 për qind. Ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e industrisë përpunuese me 38,1 për qind.

Mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të vlerës së shtuar në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 52,5 për qind.

Ndërmarrjet e vogla kanë përqindjen më të lartë të vlerës së shtuar në sektorin e energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 36,5 për qind.

Ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të vlerës së shtuar në sektorin e industrisë përpunuese me 40,1 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore