Nën strehën e çadrës, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, iu afrua zyrave kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, mesditën e kësaj të premte.
Në hyrje ai u prit nga Bernard Nikaj, i cili aktualisht ushtron pozitën e antëtarit të partisë, i cili e shoqëroi deri në zyrën e takimeve, ku u prit nga kreu i partisë, Memli Krasniqi, për të filluar kështu takimin e paracaktuar shumë më herët.
Përveç Krasniqit e Nikajt, në këtë takim me Lajçakun të pranishëm ishin edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, dhe Bekim Çollaku.
Gjatë të premtes, Lajçak do të takohet edhe me kryetarët e LDK-së dhe AAK-së.
Me kryetarin e AAK-së në 11:45, ndërsa do të jetë në LDK në orën 14:45.
Një ditë më parë ai është takuar edhe me kryeministrin Kurti e presidenten Osmani, takime të cilat i ka cilësuar konstruktive në procesin e dialogut.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Operacion antidrogë në Tiranë: Lëshohen 30 urdhërarreste, ekzekutohen 25 prej tyre
-
Hamasi: Opinioni negativ për negociatat me Izraelin, por le të ecim përpara
-
Policia kritikohet për reagimin e ‘vonuar’ ndaj dhunës në “Columbia University”
-
Më shumë se 50 demokratë nënshkruajnë një letër, i kërkojnë Bidenit të parandalojë sulmin në Rafah
Lajmet kryesore
-
E enjtja e interpelancave – Opozita kërkon sqarime nga dy ministra
-
Puna e detyruar, çfarë parashikon projektligji i ri për studentët e mjekësisë
-
Pekini forcon kontrollin ndaj gjigantëve kinezë të mediave sociale
-
Biserko: Shpresoj që Kosova të bëhet anëtare e KiE-së, do ishte pozitive edhe për komunitetin serb