Ambasadori i Kosovës në Bruksel: Borell të thërras më shpesh takime – të arrihet marrëveshja finale
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, kë kërkuar nga shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borell, që të thërras takime të shpeshta mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në mënyrë që të arrihet marrëveshja finale.
“Albin Kurti duke folur sot në Kuvendin e Kosovës tha se Propozimi i BE-së është bazë e mirë për diskutime të mëtejshme, Josep Borrell duhet të thërrasë takime të shpeshta në mënyrë që të arrijmë në marrëveshjen përfundimtare. Propozimi i BE-së përfshin nenin për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme të dialogut”, shkroi Bajrami në Twitter.
Ai ka theksuar se normalizimi i plotë arrihet me njohje reciproke, teksa i ka shkruar gjashtë parakushtet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka përmendur në Kuvend para se të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Por, sipas kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, krejt çfarë duhet të vihet re në fjalimin e Kurtit është që “2 shkurti të mbahet mend si data e pranimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nga kryeministri, Albin Kurti”.
“Kjo datë e 2 shkurtit është data e pranimit të Asociacionit nga kryeministri Kurti. Kurti tha që marrëveshja e vitit 2013 do respektohet me disa kushte”, tha Abdixhiku.
Kurse, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri, potencoi se nuk e di “se a është rastësi apo sinkronizim mes Kurtit dhe Vuçiç-it që në kohën kur në Kuvendin e Serbisë po diskutohet për dialogun, kryeministri kosovar e jep lajmin për themelimin e Asociacionit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hakerët pro-rusë pretendojnë sulme kundër faqes së Melonit dhe të ministrive
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës lirohen nga akuza për keqpërdorim detyre për autostradën e Gjilanit
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
Lajmet kryesore
-
Komision i Posaçëm për sundimin e ligjin, Rama thirrje opozitës: Të punojmë për Shqipërinë evropiane
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet