Sport

Calhanoglu do ta rinovojë kontratën me Inter-in


Hakan Calhanoglu pritet që ta rinovojë kontratën me klubin e tij, Inter-in.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mesfushori turk dhe klubi zikaltër do ta vazhdojnë bashkëpunimin përtej qershorit të vitit 2024 (kohë kur përfundon kontrata aktuale).

Mediat në Itali shkruajnë që bisedimet mes agjentëve të futbollistit dhe drejtuesve të klubit do të nisin pas ndeshjes së 1/8-ve të finales së Ligës së Kampionëve, ku Inter-i do të përballet me Porto-n.

Mësohet se Inter-i do t’i ofrojë Calhanoglu-t zgjatje me dy vite të kontratës dhe një rritje të pagës, krahasuar me 5 milionë euro neto që merr tani.

Kujtojmë që 28-vjeçari është pjesë e Inter-it që nga vera e vitit 2021, kur u transferua me parametra zero nga Milan-i.

Deri më tani, ai ka luajtur në 73 ndeshje në të gjitha garat me fanellën zikaltër, prej të cilave ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 18 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore