Kryetari i Komitetit Ushtarak të Aleancës së Atlantikut të Veriut, admirali Rob Bauer, deklaroi se NATO është e përgatitur për një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë, duke pranuar se prioriteti i Aleancës është riarmatimi.
Lajmi u bë i ditur gjatë një interviste ekskluzive për transmetuesin portugez “RTP”.
Presidenti i Komitetit Ushtarak të NATO-s mbrojti idenë se prodhimi civil industrial i vendeve të Aleancës Atlantike duhet të riorientohet drejt zonës ushtarake.
Admirali Rob Bauer mbron një “ekonomi lufte në kohë paqeje”.
Ai gjithashtu pranoi se organizata ka humbur monopolin e saj mbi iniciativën ushtarake.
Në këtë intervistë ekskluzive, kreu i lartë i strukturës ushtarake të NATO-s deklaron se objektivat strategjikë të Rusisë shkojnë përtej Ukrainës.
Kjo, duke qenë se Moska synon të rimarrë përmasat e ish-Bashkimit Sovjetik.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Drejtorët e Bashkisë Tiranë mbeten në burg, Apeli ia rrëzon kërkesën për lirim
-
Presidenti Begaj shpallet ‘Qytetar Nderi’ i arbëreshëve të Kalabrisë
-
Niger, trupa ruse hyjnë në bazën ku ndodheshin trupat amerikane
-
Regresi i Kosovës me 19-të vende në lirinë e medias, Qeveria: S’ishte vit i lehtë, ndikoi Veriu