“Prishja e raporteve me SHBA-në” – Molliqaj, Kurtit: Ndale shantazhin kryeministër, dorëhiqu nëse je kundër Asociacionit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të jap dorëheqje, meqë Molliqaj thotë se “kemi prishje raportesh me aleatët”.
“Ndale shantazhin kryeministër, dorëhiqu nëse je kundër. Ambasadori Dugolli njofton nga Uashingtoni për një situatë tejet të rënduar me Shtetet e Bashkuara, ‘brutale’ e paska quajtur. Kemi prishje raportesh me aleatë, por do ta kemi edhe Asociacionin drejt autonomisë. Ndërkohë, asnjë shenjë drejt mirëqenies e zhvillimit”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
“Gjendja e ambasadës tonë në Uashington DC është pasqyrë e qeverisjes Kurti. As nuk shpenzohet për projekte, as nuk shpërndahet për mirëqenie. Ndërkohë, ambasadat janë pa staf. Mendësia ështè feudale: kursimi krijon fitim. Ka mbetur veç t’i kthejnë paratë në flori dhe t’i mbjellin në tokë për shumim”.
Sipas kreut të PSD-së, sikur me targat dhe shtyerjen e zgjedhjeve, edhe deklaratat kundër për Asociacionin janë strategji e marrëdhënieve me publikun.
“Deklaratat nxisin tension e frikë, publiku këtu është në ankth, përpara se gjithçka të pranohet, pa u kuptuar tamam çfarë u pranua. Prodhimi i një rreziku është mbrojtje për kompromiset. Kurti po i shantazhon njerëzit”.
Ai ka theksuar se frika tash sa kohë është mjeti i Kurtit për ta shitur kompromisin, “përndryshe do të jepte dorëheqje”.
“Kjo qasje përveç që e dëmton rëndë Kosovën së brendshmi, as marrëdhëniet me aleatet nuk do t’i kthejë në pikën e mëparshme”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për RTK2, tha se nuk e sheh të nevojshëm themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se nuk ka parë akoma ndonjë argument të fortë për themelimin e këtij mekanizmi.
Kurti: S’ka pse të themelohet Asociacioni, s’kanë as argumente të qëndrueshme për të
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel