ChatGPT arriti një milion përdorues vetëm pesë ditë pas publikimit në nëntor të vitit të kaluar.
Bëhet fjalë për platformën që mund të prodhojë tekste të ngjashme me njeriun, nga shkrimi i prozës, muzikës, zgjidhja e problemeve matematikore.
Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar tashmë se teknologjia e AI si ChatGPT “mund të zëvendësojë njerëzit në punë”.
Dhe Microsoft konfirmoi së fundmi një investim shumë milionë dollarësh në kompaninë amerikane OpenAI, krijuese e ChatGPT.
Instagrami është ndër ata që i afrohen më shumë. Shërbimi popullor i mediave sociale arriti një milion përdorues në vetëm 2.5 muaj, megjithëse i matur përmes shkarkimeve të aplikacionit.
Spotify dhe Dropbox gjithashtu e arritën këtë shpejt – në pesë dhe shtatë muaj, përkatësisht, duke qenë shërbime që si ChatGPT ofrojnë një përdorim praktik të menjëhershëm.
Përveç Instagram-it, shërbimet e mediave sociale zakonisht kërkonin pak më shumë kohë për të fituar një milion përdorues.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin, derisa të ‘lejohet hyrja e pandërprerë e ndihmave në Gaza’
-
Kosova tenton ta bindë BE-në për heqjen e masave ndëshkuese – nëpërmjet fotografive