Pajisje

Microsoft do të ndalojë shitjen e Windows 10


Microsoft do të ndalojë shitjen e Windows 10 Home dhe Pro për klientët javën e ardhshme, shkroi kompania në faqen e produktit.

“31 janari 2023 do të jetë dita e fundit që ky shkarkim i Windows 10 ofrohet për shitje”, shkroi Microsoft.

“Windows 10 do të mbetet i mbështetur me përditësime sigurie që ndihmojë në mbrojtjen e kompjuterit tuaj nga viruset, spyware dhe malware të tjerë deri më 14 tetor 2025”.

Ndërsa Microsoft nuk do të shesë më Windows 10 është e paqartë nëse njerëzit do të jenë në gjendje të blejnë Windows 10 nga shitës të tjerë me pakicë pas kësaj date.

31 janari do të jetë dita e fundit – një dekadë pasi sistemi operativ u publikua në vitin 2015.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore