Eksperti i Ballkanit dhe bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Gjermani, Bodo Weber, thotë se nuk ka ultimatum për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
“Unë nuk shoh një ultimatum”, tha Weber për Tanjug.
Ai shtoi se nuk ka asnjë afat edhe pse disa afate kanë qarkulluar në dy muajt e fundit, “por negociatorët e mohuan këtë”.
“Bëhet fjalë më shumë për një iniciativë të re të propozuar nga BE-ja dhe udhëhequr nga Franca, Gjermania edhe SHBA-ja”, theksoi Weber.
Për dialogun dhe shumë çështje të tjera, Weber më 1 janar të këtij viti, kishte folur në një intervistë për Albanain Post.
Ky i fundit pati thënë se insistimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të pasur një dialog nga poshtë-lartë me serbët e Kosovës pa Serbinë ka dështuar.
“Serbët e tillë të Kosovës, pra në veri, megjithatë nuk ekzistojnë dhe nuk do të ekzistojnë derisa të kemi një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që bazohet në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia do t’u mundësojë serbëve të Kosovës të bëhen anëtarë të plotë të Kosovës, shtetit dhe shoqërisë, pra qytetarë të lirë”, kishte thënë Weber.
Ndërkaq kur ishte pyetur për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Weber theksoi se “Asociacioni iu dha si një gjest simbolik Beogradit”.
Intervistë me sociologun gjerman, Bodo Weber: Kurti u bë viktimë e botëkuptimit të tij dogmatik
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Knaus ndan një pjesë të fjalimit të Kurtit në Berlin: Ai deklaroi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it
-
Ndihma në Gaza do të bëhet funksionale në “dy-tre javë”
-
Abdixhiku kërkon vota për politikanin gjerman në prag të zgjedhjeve evropiane
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Knaus ndan një pjesë të fjalimit të Kurtit në Berlin: Ai deklaroi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it