Partia Demokratike ka reaguar pas një raporti të publikuar nga Avokati i Popullit, ku specifikohet se 32-vjeçari Lear Kurti, i cili më 19 tetor ndërroi jetë pas shoqërimit në komisariatin numër 3 të Policisë së kryeqytetit, mund të ishte parandaluar.
Në një deklaratë për shtyp të mbajtur nga zëdhënësja për shtyp e demokratëve, Floriana Garo, forca e djathtë politike mban një qëndrim drastik ndaj forcave blu dhe Ministrisë së Brendshme, duke i akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për vdekjen e të riut.
“Së pari, vdekja e Leart Kurtit lidhet direkt me veprimet e Policisë ndaj tij dhe së dyti, Ardi Veliu fshehu, falsifikoi dhe manipuloi rrethanat e vdekjes së te riut”, përkufizohet në deklaratën e Garos.
Raporti i Avokatit të Popullit e bën të qartë këtë gjë, siç pretendon Garo, duke përmbledhur se shoqërimi i të riut ka qenë në kundërshtim me dispozitat ligjore.
Sipas raportit nga Avokati i Popullit, punonjësit e policisë kanë qenë të paqartë dhe nuk kanë marrë masa kur ky person është ndjerë keq.
“Duke mbajtur në konsideratë natyrën e çështjes, në raste të tilla shërbimet e policisë, mund ta parandalonin këtë ngjarje, në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve që përfaqësuesit e rendit publik kishin si detyrim të kryenin”, shkruhet aty.
Konkretisht Avokati i është referuar ligjit nr. 108/2014 për Policinë e Shtetit, neni 122 pika 1 dhe 2, ku përcaktohet se: masat mbrojtëse merren ndaj personit të sëmurë mendor, në gjendje të dehur, nën efektet e lëndëve narkotike ose ndaj personit me sëmundje ngjitëse të rënda.
Në bazë të këtyre detajeve, për PD-në, akuzat për vdekjen e të riut shkojnë vetëm për nga institucionet shtetërore, siç përmbyll Garo.
Vdekja e Lear Kurtit mund të ishte parandaluar, thotë Avokati i Popullit
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
A mundet Xi Jingping ‘ta fitojë’ Evropën?
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës