Aplikacione

Llogaritë e verifikuara në Twitter – të blera nga talebanët – duket se janë hequr


Në platformën Twitter, llogaritë e verifikuara të blera nga talebanët duket se janë hequr.

E gjitha vjen pasi shumë përdorues kanë shprehur zemërim që platforma e mediave sociale i kishte dhënë verifikimet për sundimtarët islamikë të linjës së ashpër të Afganistanit.

Kreu i departamentit të talebanëve për qasjen në informacion, Hedayatullah Hedayat dhe mbikëqyrësi kryesor i medias, Abdul Haq Hammad, kishin llogari të verifikuara.

Llogaritë e të dyve kanë 187 mijë dhe 170 mijë ndjekës secila.

Ata ishin bërë me sukses abonentë të Twitter Blue, duke i lejuar ata të merrnin shenja verifikimi që atyre dhe të tjerëve nga talebanët u kishin munguar më parë.

Por tani llogaritë e tyre nuk e kanë më shenjën identifikuese të llogarive të verifikuara.

Më parë, Twitter-i jepte verifikime vetëm për llogaritë që konsideroheshin “llogari aktive, të dukshme dhe autentike me interes publik”.

Por që kur Elon Musk bleu platformën vitin e kaluar, përdoruesit mund t’a blejnë shenjën identifikuese të verifikimit nga shërbimi Twitter Blue për një tarifë të caktuar.

As Twitter-i dhe as Musk-u, i cili e përdor shërbimin në mënyrë të frytshme, deri më tani nuk janë përgjigjur publikisht për situatën.

Sipas Twitter Blue, përdoruesit që abonohen në shërbim me tetë dollarë në muaj – 11 dollarë për ata që përdorin aplikacionin e platformës në pajisjet Apple – kanë përparësi në kërkime, përmendje dhe përgjigje.

Dhe se shërbimi përdoret si një burim të ardhurash dhe për të luftuar llogaritë e padëshiruara.

Prej kohësh, talebanët e kanë përdorur Twitter-in për të përhapur mesazhet e tyre, por kurrë nuk kishin mbajtur një shenjë verifikimi deri sa doli Twitter Blue.

Ndërkohë, politikat aktuale të Twitter-it u japin marka të arta bizneseve dhe ato gri zyrtarëve qeveritarë dhe autoriteteve të tjera të shquara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore