Që nga fillimi i luftës, buletini i inteligjencës ushtarake britanike ka qenë një busull për të kuptuar se çfarë po lëviz në fushën e betejës.
Dhe tani ai tregon se cili mund të jetë “plani i ri” rus – që synon të marrë një hakmarrje, jo vetëm me vlerë ushtarake, por edhe simbolike, pas disfatës së javëve të fundit.
Sipas 007 në Londër, plani i gjeneralit rus Surovikin tani parashikon rrethimin e Bakhmutit me përparime taktike nga Veriu dhe Jugu.
Përsëri sipas analistëve ushtarakë britanikë, vlera operacionale e një pushtimi të këtij lloji do të ishte e kufizuar
Pra do të lejonte, potencialisht kërcënimin e Kramatorsk dhe Sloviansk dhe pak më shumë.
Por nuk është vetëm kjo që Surovikin – dhe udhëheqësit e tij – synojnë tani për tani.
“Ekziston një mundësi reale që kapja e Bakhmutit të jetë bërë mbi të gjitha një objektiv simbolik dhe politik”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
‘Kuvendi shkeli ligjin për votën e Diasporës’, Alibeaj: Çështja duhet të shkojë në SPAK
-
Versioni i Trump: Sërish dhunë nëse nuk fitoj? Varet
-
Shqipëria drejt prodhimit të dokumenteve digjitalë të identifikimit