Holanda e ka mbyllur me erpësi të dyfishtë pjesën e parë ndaj Katarit, ndeshje kjo e fundit e fazës së grupeve në Kupën e Botës.
Te holandezët, përsëri ka qenë protagonist sulmuesi i talentuar 23-vjeçar, Cody Gakpo.
Futbollisti i PSV Eindhoven e shënoi golin e vetëm për “tulipanët” në minutën e 26-të, i cili u asistua nga Davy Klaassen.
𝖦𝖮𝖠𝖫! 𝖭𝖾𝗍𝗁𝖾𝗋𝗅𝖺𝗇𝖽𝗌 1-0 𝖰𝖺𝗍𝖺𝗋 (𝖦𝖺𝗄𝗉𝗈) pic.twitter.com/sIKcCMlBFb
— EuroFoot (@eurofootcom) November 29, 2022
Ky ishte goli i tretë radhazi në Botëror për Gakpo-n, i cili edhe njëherë e konfirmoi formën e mirë që po kalon.
Ndërkohë, me këtë fitore, Holanda e siguron vendin e parë në Grupin A.
Ndeshjen tjetër të këtij grupi, mes Ekuadorit dhe Senegalit, janë duke e fituar këta të fundit me rezultat minimal 0:1.
Goli i vetëm erdhi në momentet e fundit, ku Ismaila Sarr shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Finalja e Superiores do të arbitrohet nga Anthony Taylor
-
Opozita sllovake shpreson se votimi evropian do ta frenojë kryeministrin populist
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë