Uruguai dhe Korea e Jugut do të luajnë ndeshjen e parë në Kupën e Botës, Katar 2022, takim ky që fillon në ora 14:00 në stadiumin “Education City”.
Ekipi nga Amerika e Jugut synon ta nis me fitore Kupën e Botës dhe ka vendosur të startojë me më të mirët.
Nga minuta e parë te Uruguai luajnë emra si Luis Suarez, Darwin Nunez, Rodrigo Bentancur dhe Federico Valverde.
Në anën tjetër te koreanët do të startojnë nga minuta e parë futbollistët e rëndësishëm si: Heung-Min Son i Tottenham-it dhe Min-Jae Kim i Napolit.
Formacionet zyrtare:
Uruguai: Rochet, Cacares, Godin, Gimenez, Olivera, Valverde, Vecino, Bentancur, Pellistri, Nunez, Suarez.
Koreja e Jugut: Seung-gyu, Jin-su, Kim Min-Jae, Woo-young, In-beom, Son Heung-min, Jae-sung, Moonh-wan, Ui-jo, Sang-ho, Young-gwon.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Karabina: PD është e vendosur në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj
-
Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit, në përvjetorin e zgjerimit të BE-së në 2004
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku