Lista Serbe përmes një komunikate për media ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.
Sipas tyre me marrëveshjen e arritur të mërkurën në Bruksel targat ilegale me akronime si KM, PZ, PR… mbeten në përdorim.
“Askush nuk do t’i heqë dhe askush nuk do shqiptoj gjoba qytetarëve serbë që posedojnë këto targa”, thuhet në reagimin e tyre.
Të gjithë pronarët e automjeteve me targa ilegale, sipas Listës Serbe, do të mund të lëvizin lirshëm dhe në rast të skadimit të regjistrimit ata do të mund të zgjasin vlefshmërinë e këtyre targave pa ndërprerje.
Kosova dhe Serbia, përkatësisht kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic kanë nënshkruar marrëveshje në Bruksel për de-eskalim ku Kosova heqë dorë nga zbatimi i masave për veturat me targa ilegale, derisa Serbia zotohet se nuk do të prodhojë më të reja.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kosova shënoi regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij” – Ambasada britanike: S’është koha për vetëkënaqësi
-
Rama dhe Habeck mbajnë fjalimet për Çmimin e Karlit të Madh
-
Policia e Kosovës: Gjendet i vdekur një person në Gjakovë – në Kaçanik dyshohet për dhunimin e një vajze
-
3 Maj: Ndrydhja e shtypit të lirë është intensifikuar
Lajmet kryesore
-
Apeli i ‘shurdhët’ i Celibashit për mundësimin e votës së diasporës
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Një darkë në Elysee për të bindur Scholz-in për Kinën
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike