Lajme

Abazi: 21 nëntori është duke alarmuar të gjithë, Kosova të koordinohet me shtetet partnere


Haki Abazi.

Në konferencën e radhës për media, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të koordinohet me partnerët ndërkombëtarët.

Kjo kërkesë e Abazit vjen për shkak të largimit të serbëve lokal nga institucionet Kosovës.

“Situata në Veri pas urdhrit nga Beogradi ka shkaktuar vakum institucional, targat kanë qenë vetëm një pretekst i Serbisë që të tregoj muskujt e vet pas procesit të Berlinit”.

Sipas Abazit, “për ne është e rëndësishme që çdo qytetarë të ndihet i sigurt”.

Ai ka theksuar se data 21 nëntor është duke sjellur panik tek të gjithë.

“Po i afrohemi 21 nëntorit, të gjithë janë të alarmuar, përfshi edhe partnerët ndërkombëtarë, për ne është e rëndësishme që çdo qytetar të ndihet i sigurt”.

“Strategjia dalëse nga kjo situatë duhet të na kthejë në tavolinën e bisedimeve dhe koordinimit me shtetet partnere është e rëndësishme që t’i kthehemi fokusit të përmbylljes së marrëveshjes finale që është njohja”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që ta shkallëzojë vendimin për targat, duke mos i konfiskuar veturat me tabela ilegale, por fillimisht duke i qortuar, më pas në një afat tjetër gjobitur.

Shkallëzimi tjetër do të jetë vendosja për dy muaj e tabelave provuese dhe vetëm pas 21 prillit të vitit 2023 Kurti tha se do të konfiskohen targat ilegale KM.

“Për tri javë duke filluar nga 1 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Më pas, deri me 21 janar do të shpërndahen gjoba. Dhe pastaj, nga 21 janari, do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas secilës datë me 21 prill nuk mund të ketë, sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, shpjegoj Kurti në mbledhje të qeverisë.

Kryeministri e ka pranuar se ky ndryshim vendimi po vjen, si përgjigje e qeverisë “për ndjeshmërinë e shtuar edhe ndërkombëtare sa i përket paqes dhe sigurisë”.

Qeveria e Kosovës kishte shtyrë afatin dy herë më parë, me kërkesën e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ka vendosur prapë ta modifikojë vendimin, meqë ndërkombëtarët e kërkuan si masë për t’iu ikur tensioneve në Veri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore