Amerikan do të vijojë të rivalizojë me zell të madh Kinën. Por, jo të konfliktohet me të.
Është ky mesazhi kryesor që presidenti amerikan, Joe Biden, i ka dhënë homologut të tij kinez, Xi Jinping, gjatë një takimi tre orësh që kanë pasur në Bali të Indonezisë, në kuadër të samitit të vendeve të grupimit të ekonomive më të fuqishme në botë, G20.
Sipas zyrave për shtyp nga dy liderët botërorë, një sërë çështjesh u diskutuan mes tyre, përfshi edhe luftën në Ukrainë dhe situatën e krijuar në Tajvan gjatë muajve të fundit.
Mbi të parën, të dy liderët kanë rënë dakord se lufta bërthamore duhet shmangur me çdo kusht dhe bota nuk duhet ta shohë asnjëherë një ngjarje të tillë më.
Por, mbi Tajvanin, s’ka dakordësim.
Mbi të gjitha, në kushtet kur Biden, është zotuar ta ndëshkojë çdo veprim të pamatur të Kinës kundër ishullit të Tajvanit, të cilin Pekini e etiketon si të vetin.
Një sjellje provokuese e Koresë së Veriut me lëshimet e fundit të raketave balistike, të cilat kanë kaluar edhe mbi territorin japonez dhe koreano-jugor, është sjellë të tryezë nga pala amerikane, por një përgjigje e prerë nga ajo kineze, sërish nuk ka ardhur.
Dakordësim të plotë ndërkaq ka për çështje që i takojnë klimës, ky të dy politikanët e profilit të lartë i kanë zgjatur dorën njëri-tjetrit dhe kanë premtuar se do të ketë veprim për ndryshimet klimatike.
Kjo, duke qenë edhe se dy superfuqitë, janë ndër ndotëset më të mëdha të atmosferës në botë.
Në fund, një rrugë e hapur është lënë për vijimin e bisedimeve mes Washingtonit dhe Pekinit, me një vizitë që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të zhvillojë në Kinë.
Qëllimi është vijimësia e diskutimeve mes palëve dhe synimi i qartësisë politike që vendet duhet të ndjekin në kursin e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Zbardhen detaje tronditëse në Shkodër, nëna me 3 fëmijët mund të jenë vetëvrarë nga dhuna sistematike e bashkëshortit
-
Osmani uron Pashkët ortodokse: Kjo festë le të sjellë paqe e harmoni mes njerëzve
-
Tragjike në Shkodër – Zhduket nëna me 3 fëmijët, një i mitur gjendet i pajetë në lumin Drin
-
Alarmi i Inteligjencës ukrainase: Po humbasim në fushëbetejë, rusët mund të marrin Baltikun në 7 ditë
Lajmet kryesore
-
Deutsche Welle ngre alarmin për Ballkanin, historia mund të përsëritet
-
Zhvillohen homazhe në varrezat e Dëshmorëve, përkujtohet 5 maji
-
Marrëveshja Izrael-Hamas, politologu Ian Bremmer: Biden ishte shumë i ngadalshëm, për të një marrëveshje është jetike, por ne jemi larg fundit
-
Nga Ocasio-Cortez te Sanders, ata demokratë që konkurrojnë Biden-in