Kuvendi i Kosovës e ka votuar projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë i ardhur si propozim nga Qeveria e Kosovës, por Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate, thotë se kjo s’është asgjë më shumë se “zgjatim i Gjykatës Speciale”.
“Nga sot, Gjykata Speciale përveç që është sistem paralel gjyqësor, po i zgjeron rrënjët edhe në institucione pa lidhje formale me të. E rëndë dhe e papranueshme”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.
Molliqaj i referohet faktit se projektligji për këtë institut parasheh dokumentim të krimeve deri në 31 dhjetorin e vitit 2000, kurse lufta në Kosovë zyrtarisht është shpallur e përfunduar në qershor të këtij viti.
“Instituti për Krimet e Luftës proklamohej si korrigjim nga devijimet e Speciales. Na thuhej se mungesa e tyre na e ka sjellur Specialen. Shikoni tash, formuam Institutin për ta bërë zgjatim të saj”, shkruan Molliqaj, dikur bashkëpartiak i kryeministrit, Albin Kurti.
“Instituti e ka sanksionuar periudhën e luftës në përputhje me tendencën që ka për qëllim ndryshimin e rrëfimit historik. Periudha e hulumtimit dhe kompetencës së Institutit është nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor 2000. Bash sikur Gjykata Speciale. Na thuhej pa menduar se do të paditej Serbia për gjenocid, ndërkohë po na e vulosin Specialen gjithandej, në ligje e në frymë”.
Votimi i Institutit ka zgjuar debat edhe në Kuvend pikërisht për këtë çështje. Ka qenë Partia Demokratike e Kosovës më e zëshme në kundërshtime përmes shefit të Grupit Parlamentar, Ablerad Tahiri.
Por, Kurti është arsyetuar se kjo datë qëndron për faktin se është kompatibile me datën deri kur personat e zhdukur në Kosovë janë konsideruar viktima të luftës.
Projektligji ka mundësi të përmirësohet me amendamente para se të vijë në leximin e dytë dhe ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partive opozitare që të propozojnë sa më shumë amendamente.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare
-
Hamasi i jep dritën jeshile fazës së parë së marrëveshjes
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Shkërmoqen konservatorët në zgjedhjet vendore britanike, rezultojnë forcë e tretë
Lajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare