Trajneri spanjoll, Rafa Benitez dëshiron ende të jetë në stolin e një skuadre dhe së fundmi duket se ka një opsion interesant nga Premier League.
Që nga mesi i janarit të këtij viti, kur u largua nga drejtimi i Everton-it, spanjolli nuk ka stërvitur asnjë skuadër. Benitez ka pasur oferta nga Spanja, Italia, Franca dhe Kina. Por, tekniku dëshiron rikthimin në Premier League.
Sipas raportimeve që vijnë nga gazeta britanike “Mirror”, Benitez po shfaqet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës së Nottingham Forest.
Steve Cooper nuk ka bindur deri më tani edhe pse skuadra e promovuar këtë sezon në Premier League bëri një merkato të madhe duke afruar mbi 20 lojtarë.
Pas tetë javësh të luajtura në Premier League këtë sezon, Forest numëron katër pikë, me një fitore, një barazim dhe gjashtë humbje. Ata mbajnë vendin e fundit në renditje, së bashku me Leicester City.
62-vjeçari ka qenë më herët pjesë e Liverpool, Chelsea dhe Newcastle, përveç Everton. Në futbollin anglez, me katër skuadrat e sipërpërmendura, ai numëron 359 ndeshje, 173 fitore, 86 barazime dhe 100 humbje. Mesatarisht ka pasur 1.69 pikë për ndeshje.
Përsa i përketë trofeve ai ka fituar me Liverpool-in Champions League, Superkupën UEFA, FA Cup dhe Superkupën e Anglisë. Me Chelsea-n ka fituar UEFA Europa League. Ndërsa me Newcastle ka marrë titullin në Championship.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Pedro Sanchez qëndron, nuk dorëhiqet nga pozita e kryeministrit
-
Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit, në përvjetorin e zgjerimit të BE-së në 2004
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku