Instituti i Gjeoshkencave në Shqipëri (IGJEUM) parashikon një përkeqësim të motit gjatë fundit të muajit shtator.
Ajo ka bërë thirrje për vëmendje pasi pritet që në 11 qarqe të vendit të kenë vërshime të lumenjve, rrëshqitje të dherave apo probleme me përmbytje të lokalizuara.
Bëhet fjalë për qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.
“Si rezultat i reshjeve shumë intensive/intensive, pritet të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve”, vëren IGJEUM-i.
Në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni i Shkodrës dhe Drini i Lezhës pritet një rritje e prurjeve, shton njoftimi.
Sa i takon reshjeve, instituti thekson se priten reshje shumë intensive në qarkun e Shkodrës, lokalisht shumë intensive në qarqet Kukës dhe Vlorë, ndërsa mesatare deri në lokalisht intensive në shumicën e qarqeve të tjera.
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 17 / 24 °C; në vendet e ulëta: 15 / 27 °C; në vendet malore: 10 / 21 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcat izraelite thonë se kanë nën kontroll anën lindore të Gazës, në kalimin Rafah
-
Meta mbledh Kryesinë e PL-së, merr zotim të çlirojë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi
-
Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet