Lajme

Euro ‘kthehet’ 20 vite prapa


Euro ra në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan në 20 vjet.

Kjo, pasi kompania ruse Gazprom njoftoi se furnizimet me gaz në Evropë përmes gazsjellësit Nord Stream 1 do të mbylleshin për një kohë të pacaktuar.

Lajmi u bë i ditur nga “Bloomberg” dhe “Financial Times”.

Monedha evropiane ra nën 0.99 dollarë në tregtimin e hershëm për herë të parë që nga viti 2002.

Kjo, përpara se të rikuperohej 0.4 për qind në 0.9912 dollarë.

Tubacioni, i mbyllur për tre ditë javën e kaluar për mirëmbajtje, do të rifillonte rrjedhën e gazit të shtunën.

Por gjigandi shtetëror i energjisë Gazprom tha të premten vonë se tubacioni do të mbetet plotësisht i mbyllur pas zbulimit të një rrjedhje nafte.

Njoftimi erdhi disa orë pasi grupi i vendeve të pasura G-7 ranë dakord për të vendosur një çmimi tavan për naftën ruse.

“Kriza energjetike e Evropës është futur në një fazë tjetër kritike”, deklaroi analistja e Hargreaves Lansdown, Susannah Streeter. “Këta janë skenarët më të këqinj për të cilët ishin përgatitur liderët evropianë”.

Paundi britanik ra gjithashtu kundrejt dollarit përpara shpalljes së kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

Paundi ra në 1.1475 dollarë – niveli më i ulët që nga viti 1985, raportoi The Wall Street Journal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore