Katër shtetasit e Republikës Çeke, dy prej të cilëve u kapën në tunelet e Uzinës Ushtarake të Poliçanit dhe dy të tjerë duke fotografuar jashtë, pas arrestimit nga Policia, janë liruar.
Megjithatë, ata do të hetohen në gjendje të lirë.
Të katër shtetasin kanë deklaruar se janë thjesht turistë dhe patën humbur rrugën gjatë eksplorimit të zonës. Kjo kishte bërë që ata të përfundonin në tunelet e Uzinës.
Një ngjarje tjetër paralele, e ndodhur në Uzinën Ushtarake të Gramshit, ku tre persona (dy rusë dhe një ukrainas) u kapën në mjediset e bazës, mendohet se janë spiunë të forcave ruse GRU. Ndaj, ngjarja me çekët, mori përmasa të tjera dhe u hodhën dyshime mbi ta.
Pavarësisht kësaj, indiciet shtyjnë të mendohet se ata realisht janë turistë.
Çfarë ndodhi?
Ministria e Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht në lidhje me arrestimin e shtetasve çekë, të cilët po filmonin në afërsi të tuneleve në Poliçan.
“Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar”.
Sipas ministrisë, menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.
Po ashtu rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.
“Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend”.
Një ditë më parë, dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas u arrestuan pasi tentuan të hynin në uzinën ushtarake në Gramsh.
Nga ana tjetër, Kombinati Mekanik Poliçan është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura shqiptare për armatim.
Në periudhën 1977-1985 u krye një rikonstruksion i thellë me makineri dhe pajisje të ardhura nga Zvicra dhe Austria.
Aktualisht ndërmarrja prodhon municion pistolete të tipit “Makarov” dhe “Parabellum” me kalibër 19mm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit dhe dy punonjës në gjendje të rëndë
-
Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol në gjysmën e majit
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Hasani nga Estonia: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit