Inter Milan ka konfirmuar ardhjen e Henrikh Mkhitaryan në një transferim të lirë, pasi Simone Inzaghi vazhdon të riformësojë skuadrën e tij përpara sezonit të ardhshëm.
Nerazzurrët u mposhtën në garën për titullin e Serie A nga rivalët e tyre të qytetit AC Milan sezonin e kaluar, dhe kanë filluar menjëherë të punojnë për të përmirësuar ekipin e tyre në një përpjekje për t’u rikthyer në majat e futbollit italian.
The first Armenian in Inter's history 🤩🇦🇲#ForzaInter #WelcomeMkhitaryan pic.twitter.com/v0OtGODTCb
— Inter (@Inter_en) July 2, 2022
Klubi ka sjellë tashmë Romelu Lukaku-n, Andre Onana dhe talentin shqiptar,Kristjan Asllani ditët e fundit, dhe Mkhitaryan është lojtari i fundit që i bashkohet ekipit.
Interi e bëri të ditur lajmin në faqen e tyre zyrtare dhe mediat sociale, me mesfushorin armen që iu bashkua në një marrëveshje dyvjeçare pasi kontrata e tij me Romën skadoi të enjten.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE