Lajme

Mozaiku i lashtë i gjetur pranë Tel Aviv-it kthehet në shtëpi pas turneut botëror


Është 1 mijë e 700-vjeçar.

Është përdorur për të zbukuruar dyshemenë e një pallati romak në Izraelin Qendror.

Në tapetin e gurtë 17 metra të gjatë shfaqen kafshë, bimë, peshq dhe sende banketi.

Tani është kthyer në shtëpi, në Lod, pas një turneu të gjatë botëror.

Mozaiku i Lod-it është pjesa e rezistencës në Qendrën Arkeologjike të Mozaikut, nga Shelby White dhe Leon Levy, ndërtuar posaçërisht për të strehuar dhe ekspozuar këtë grup imazhesh jashtëzakonisht të bukura.

Qendra është pranë rrugës për në aeroportin Ben-Gurion dhe autostradën Jerusalem-Tel Aviv.

Teksa publiku i gjerë duhet të paguajë, banorët e Lod-it hyjnë falas, çka është për të mirën e përgjithshme të qytetit.

Vetë qyteti duket i entuziazmuar.

“Ëndrra jonë për këtë qytet, në vetvete një mozaik kulturash, po realizohet sot para syve tanë, duke e vendosur Lod-in në hartën e turizmit botëror”, ka deklaruar kryebashkiaku Leon Revivo.

Mozaiku i Lod-it është zbuluar në vitin 1996 nga arkeologia e Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit, Miriam Avissar, gjatë një gërmimi shpëtimi në qendrën moderne të qytetit.

Për fatin e mirë të pasardhësve, mozaiku ishte shtrirë gjatë gjithë këtyre shekujve nën rreth një metër e gjysmë papastërtish dhe mbeturinash të epokave.

Kjo shtresë e ka mbrojtur atë, ka treguar Amir Gorzalczany i Autoritetit të Antikiteteve.

Zbulimi i tij ndodhi po ashtu, për shkak të manisë moderne të udhëtimit dhe dëshirës për rrugë të reja dhe sisteme të ujërave të zeza.

Shumë thesare janë zbuluar në Izrael, teksa popullsia u zgjerua dhe punimet infrastrukturore pasuan.

Pasi u zbulua në vitin 1996, mozaiku u rivarros menjëherë derisa të gjendeshin buxhetet për ruajtjen e tij.

Dhe ishte viti 2008, kur u arrit një marrëveshje me White.

“Mozaiku u gjet këtu dhe duhet të qëndrojë këtu”, ka thënë White.

Ajo ka dhuruar mjetet për të ndërtuar një muze të bukur rreth mozaikut, i cili përmban stacione interaktive të përshtatshme për fëmijët, ndër të tjera për të ndihmuar në kuptimin e procesit të krijimit të mozaikut.

Gjithashtu ka sponsorizuar gërmimet në Ashkelon prej vitesh.

Lidhur me mozaikun Lod, pasi u arrit marrëveshja rifilloi gërmimi, u ndoq ruajtja e tij dhe u ekspozua për publikun izraelit për një fundjavë.

Pas kësaj, nisi udhëtimin në vitin 2010.

Teksa gërmohej në vitin 2009, arkeologët e zgjeruan zonën e gërmimit dhe identifikuan skajin e një tjetër mozaiku të mrekullueshëm që tani jashtë në oborrin e muzeut.

Mbi këtë mozaik të oborrit ka pasur një rrugë moderne, e ndërtuar sigurisht para se të dihej se ekzistonte. Dhe, në vitin 2014, u dha miratimi për ta prishur rrugën.

Më pas, në vitin 2018, gjatë gërmimit të themeleve për muzeun, arkeologët gjetën një mozaik tjetër.

Ishte gjithashtu dyshemeja e një shtëpie të periudhës romake, në pronësi të dikujt që, me sa duket, ishte jashtëzakonisht i pasur.

Marrë nga “Haaretz”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore