Lajme

Belgët do të punojnë katër ditë në javë


Koalicioni qeveritar belg ka rënë dakord për një reformë të ligjit të punës, e cila përfshin, ndër të tjera, mundësinë e një jave pune katërditore.

Lajmi është raportuar nga gazeta belge “Le Soir”.

Projektligji synon të sigurojë më shumë fleksibilitet dhe liri në kushtet e punës.

Kjo, me qëllim rritjen e shkallës së punësimit të popullsisë së rritur me më shumë se 80 për qind deri në vitin 2030.

Dokumenti është përgatitur në shkurt, por detajet e tij janë ende duke u përpunuar.

Si një aspekt kyç i reformës, Belgjika do të reduktojë javën e plotë të punës nga pesë ditë në katër, duke ruajtur të njëjtin numër të orëve në javë.

Në praktikë, kjo do të thotë që njerëzit me një kontratë standarde belge, nëse dëshirojnë, mund të punojnë 10 orë në ditë në vend të tetë orëshit për të pasur një ditë shtesë pushimi çdo javë.

Do t’ju lejohet gjithashtu të zgjidhni opsione të tjera, të tilla si të merrni një javë pushim ose të merrni orë shtesë çdo javë.

Marrëveshja inkurajon gjithashtu punonjësit të avancojnë në karrierën e tyre duke u dhënë atyre të drejtën për pesë ditë studimi me pagesë dhe duke mbështetur kalimin midis dy vendeve të punës.

Projektligji ende nuk është miratuar nga parlamenti dhe pritet të hyjë në fuqi në vjeshtë.

Në mars, u raportua se Spanja mund të jetë një nga vendet e para në botë që përjeton një javë pune katër-ditore.

Kjo, pasi qeveria ra dakord të nisë një projekt-pilot për kompanitë e interesuara për idenë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore