Mediat e huaja: Babai i Dua Lipës shpërngul festivalin nga Kosova pas mosmarrëveshjeve politike
“Një festival ndërkombëtar muzikor i themeluar nga babai i këngëtares – kantautores Dua Lipa për të promovuar vendlindjen e tij Kosovën, është zhvendosur nga Prishtina në Tiranë”, kështu e nis shkrimin prestigjiozja, Billboard.
Në një artikull kushtuar zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” ndër tjera tregohet se si festivali bëri debutimin e tij në Prishtinë në vitin 2018, duke sjellë artistë si Miley Cyrus, Calvin Harris, Martin Garrix dhe Action Bronson – “në një nga vendet më të reja dhe më të varfra të Evropës”, shkruan Billboard.
Edhe “Agerpres“ agjencia kombëtare e lajmeve e Rumanisë, ka shkruar disa fjalë për festivalin duke thënë se “ylli britanik i popit me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, njoftoi të mërkurën se ishte zhvendosur në Tiranë, për shkak të pengesave administrative që i atribuohen autoriteteve të Kosovës”.
Në mediat spanjolle ka qarkulluar lajmi se festivali ka kaluar në shtetin fshinj. Gazeta spanjolle “20 minutes” ka thënë se “një festival ndërkombëtar muzikor i themeluar nga babai i kantautores Dua Lipa për të promovuar vendlindjen e saj Kosovën, ka shkaktuar akuza për vendin e vogël evropian pasi humbi ngjarjen ndaj Shqipërisë fqinje”.
Rikujtojmë se festivali i cili është paraparë të rikthehet – pas dy vitesh pushim nga pandemia – këtë verë në Prishtinë, është vendosur të mbahet në Tiranë si pasojë e mosmarrëveshjeve midis organizatorit dhe Qeverisë.
Lipa tha të martën se “pas një pritjeje të gjatë, shumë përpjekjeve, kërkesave”, ai kishte marrë “një vendim të vështirë por të nevojshëm” për të organizuar ngjarjen më 4-7 gusht në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Fituesi i “Eurovision 2024”, Nemo i kërkon Zvicrës të njohë gjininë e tretë
-
Me “Hit Me Hard and Soft”, Billie Eilish po vazhdon t’i bëjë gjërat në mënyrën e saj
-
Magjia e kryeveprave botërore mbështjell skenën e Chopin Piano Festival
-
Qeveria kroate jep 50 mijë euro për Baby Lasagna pas suksesit në Eurovision, por ai nuk i pranon: Ia dhuron dy instituteve mjekësore
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit