Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë, ku pretendon se gjysma e ushtarëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kanë dorëzuar dorëheqjen nga komandat e tyre.
Shkak, sipas Berishës, është fakti se ata kanë rroga shumë të ulëta dhe kushte të papërshtatshme pune.
“Oficerë madhorë të Ushtrisë punojnë pasdite në bare dhe restorante, për të plotësuar rrogat e ulëta që marrin”, shkruan Berisha në Facebook.
Nga ana tjetër, ai hedh akuza të shumta edhe mbi përballimin e situatave të emergjencës civile në vend, duke thënë se “helikopterët nuk ngrihen dot në ajër, ndërsa anijet e flotës detare nuk janë në gatishmëri”.
“I bëj thirrje NATO-s të ndërmarrë një inspektim për vlerësimin e gjendjes tejet të rëndë të Forcave të Armatosura të një vendi anëtar të saj”, vijon më tej ai.
Mbi pretendimet, ndërkaq, thotë se i kanë ardhur nëpërmjet një denoncimi nga një oficer i Ministrisë së Mbrojtjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel