Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi në një intervistë në televizionin italian të dielën se fakti që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është hebre nuk mohon elementët naziste në vendin e tij.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia Reuters.
Lavrov shtoi se kancelari i Gjermanisë naziste Adolf Hitler gjithashtu “kishte gjak hebre”.
Ministri i Jashtëm rus theksoi më tej se “media perëndimore keqinterpreton kërcënimet ruse”.
Rusia, sipas tij, është e përkushtuar për të parandaluar shpërthimin e luftës bërthamore.
Për kryediplomatin rus, Federata Ruse kërkon vetëm të garantojë sigurinë e ukrainasve pro-rusë në rajonet lindore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
TikTok ngre padi për të bllokuar ligjin amerikan që mund të ndalojë aplikacionin
-
Stormy Daniels dëshmon në gjyqin e Trump, për ryshfet ndaj ish-aktores porno
-
Policia asgjëson një laborator të drogës në Leposaviq
-
Osmani takon ambasadoren e SHBA-ve në OKB, diskutojnë mbi zhvillimet e sigurisë në rajon