Turizmi malor është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve. Voskopoja është një nga ato destinacione, që po tërheq më shumë vizitorë për të kaluar pushimet e fundvitit.
Ajo ndodhet 21 kilometra larg nga qyteti i Korçës, në një lartësi prej 1 mijë e 600 metrash mbi nivelin e detit.
Praktikimi i skive është një nga arsyet kryesore që vizitorët zgjedhin për t’i kaluar pushimet dimërore në këtë vend. Ajri i pastër, uji i freksët dhe kurativ janë gjithashtu veti të tërheqjes së vizitorëve.
Në skajin juglindor pikasin malet e mbuluara nga dëbora. Pyjet janë vendi i duhur edhe për të apasionuarit pas gjuetisë.
Kuzhina tradicionale e me ushqime bio është një tjetër arsye që i nxit shqiparët të marrin sërish rrugën drejt saj. Gjatë dimrit në lokale gatimet më të preferuara mbeten mishi i pjekur, lakrori dhe turshitë.
Për disa vite rresht, vendi juglindor vazhdon të mbetet preferenca e shumë prej familjeve shqiptare, të cilat zgjedhin të ftohtin dhe aventurat në dëborë për t’i kaluar festat ndryshe nga ditët e zakonshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Intervistë e Albanian Post me Ziadin Selën: “VLEN” fliste për Kurtin në fushatë dhe harruan partitë e tyre, tash e thërrasin zëshëm emrin e Mickoski-t
-
Amnistia Penale, PD kërkesë për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë
-
Kampet pro-palestineze, Policia arreston qindra studentë të universiteteve amerikane
-
8 orët e ankthit të Erion Veliajt në SPAK