Shqipëria

Dibra me numrin më të lartë të pjesëmarrjes, Durrësi renditet i fundit


Qytetarët e gjashtë bashkive u janë drejtuar qendrave të votimi për të zgjedhur kryetarin e tyre të bashkisë, për një mandat 1-vjeçar.

Që nga ora 7 e të dielës së zgjedhjeve vendore e deri në orën 16.00, pjesëmarrja më e lartë e votuesve u shënjua në Dibër. Ku 37.17% e qytetarëve u janë drejtuar kutive të votimit, për të zgjedhur kryebashkiakun me mandatin pothuajse të papërfillshëm.

Pas Dibrës, i renditur me pjesëmarrje më të lartë është ai i Vorës, ku 34.22% e qytetarëve kanë zgjedhur të shprehin të preferuarin e tyre me anë të votës.

Lushnja vjen e treta nga renditja me 31.27% pjesëmarrje, ndjekur nga Rrogozhina me 26.31%.

Kurse pjesëmarrja më e ulët e votuesve, deri në këtë orë, u shënua në Shkodër me 22.88% të qytetarëve dhe në Durrës me 21.52%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore