“Nëse një politikan kapet duke blerë vota dënohet mbi 20 vjet burg në Itali, është një dënim kaq i rëndë sepse vret shpresën. Shqipërisë i duhet një politikë me fytyrë njerëzore”.
Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokarike, Lulzim Basha, në një takim me të rinjtë e forcës së djathtë politike në Tiranë.
Sipas Bashës, kjo ka të bëjë me një përplasje brezash dhe kulturash. Por, rinia sipas tij, është ajo që nuk di të flasë me gjuhën e shpifjes dhe gënjeshtrës”.
Shpresa është rrezatuese tek të rinjtë e FRPD-së sipas Bashës. Për këtë arsye, ka ardhur koha që fjalët, të ndahen nga veprat.
“Ashtu si do të jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër”, theksoi Basha mes të rinjve. “Ne nuk jemi këtu për të mbajtur fjalime, por sepse besojmë se karriget, u takojnë rinisë”.
Mbi procese të rëndësishme për vendin si ai i vetingut në politikë, të cilin Basha vetë e ka shtyrë për ta çuar drejt realizimit, kryedemokrati ka thënë se nuk tërhiqet asnjë hap pas prej tyre.
“Do t’i kthejmë institucionet dhe shtetin shqiptarëve. Kur institucionet që i ka kapur një grup njerëzish nuk ka ekonomi dhe nuk mund të ketë ekonomi të zhvilluar me institucione që nuk i takojnë qytetarëve. Nuk tërhiqem asnjë hap pas, por unë vetëm nuk e bëj dot, është një ndryshim që ndodh një herë”.
Teksa ftesa për të rinjtë – jo vetëm ata demokratë – është e qartë dhe e vazhdueshme: Ta bëjmë bashkë, Shqipërinë ndryshe”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
Lajmet kryesore
-
Publikohen rezultatet e para: “Fronti Evropian” në avantazh ndaj “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
A do jap Taravari dorëheqje ashtu siç premtoi para zgjedhjeve?