Këshillat për qytetarët nuk kanë fund nga instancat pas të ftohtit polar që ka përfshirë gjithë Shqipërinë dhe do të vijojë deri në mesjavën e ardhshme, me temperatura që do të zbresin në -18 gradë Celsius në zona të caktuara të vendit.
Instituti i Shëndetit Publik, ka qenë i radhës në dhënien e rekomandimeve, duke parë edhe stinën e ngarkuar me viroza dhe fluks të shtuar të COVID-19.
Çfarë duhet pasur parasysh sipas ISHP-së, në ditët më të ftohta të dimrit?
Përdorimi i veshjeve të ngrohta është parësor, ku sugjerohen edhe mbajtja e kapuçëve, dorashkave apo aksesorëve të tjerë.
Në zonat me ngricë, për të shmangur aksidentet e mundshme, kërkohet që të hidhet rërë apo kripë, për të shmangur situatat problematike.
Po ashtu, nga Instituti kërkohet që rregullat e sigurisë për ambientet e jashtme të lexohen me vëmendje dhe lëvizja e qytetarëve, edhe ajo e këmbësorëve, të bëhet me kujdes në zona problematike.
E rekomanduar është edhe mbajtja e kutisë së ndihmës së shpejtë, në rast të daljes në aktivitetete të jashtme. Ndërsa, celulari, duhet të jetë gjithmonë aktiv me vete.
Me goditjen klimatike të ftohtë, një pjesë e mirë e vendit është përballur me rrugë të ngrira dhe erëra të forta polare.
Pavarësisht se zonat malore janë ato të cilat e vuajnë më shumë, temperaturat pritet të shkojnë në -8 gradë Celsius edhe në kryeqytet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Prokuroria kërkon nga KLGJ verifikimin e figurës së Irena Gjokës
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Arrest me burg për Ergys Arrazin, akuza për nxitjen e vetëvrasjes së bashkëshortes dhe 3 fëmijëve
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Ardhja e Pahorit në vend të Lajçakut mund ta rikthejë idenë e shkëmbimit të territoreve