Lajme

Kryeprokurori Jashari: Në Brezovicë ka bastisje për ndërtimet


Brezovice

“Në Brezovicë është duke ndodhur  një bastisje”, ka konfirmuar për Albanian post, Shukri Jashari, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Bëhet fjalë për ish Kryetarin e Komunës, Drejtorin e Urbanizmit e disa zyrtarë të tjerë”, ka vazhduar më tej Jashari.

“Gjithashtu atje janë ftuar edhe pronarët e kompanive të ndërtimeve”, ka përfunduar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, pa dhënë më shumë detaje në këtë fazë të aksionit.

“Është një aksion i organizuar nga niveli qendror, po është duke ndodhur aksioni”, ka thënë për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli.

Zëdhënësi i nivelit qendrore, Baki Kelani, ishte i pa qasshëm këtë mëngjes.

Mësohet se aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe bëhet fjalë për bastisje të disa lokacioneve, deri tani.

Policia e Kosovës përkatësisht njësia e Krimeve Ekonomikë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, janë duke një aksion në gjerë kundër korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.

Lajmi në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore