Kukësi dhe Tirana matën forcat në ndeshjen kryesore të javës së nëntë në Kategorinë Superiore.
Në “Loro Boriçi”, pas një pjese të parë që nuk dhuroi pothuajse asgjë, e dyta ishte krejt ndryshe.
45 minutëshi i mbushur me plot emocione, në fund theu zemrat e kryeqytetasve.
Kukësi fillimisht kaloi në epërsi në minutën e 51-të, me një gol të Milunovic.
Veriorët vazhduan dominimin përgjatë gjithë takimit, por Tirana barazoi në minutën e 83-të.
Ky gol u duk se do të ishte vendimtari që bardheblutë të vazhdonin ecurinë e tyre pa humbje në kampionat.
Por, gjithçka ndryshoi pak sekonda para se gjyqtari i katërt të tregonte kohën shtesë.
Ishte kroati Edi Basa ai që me një gol shumë të bukur shënoi për rezultatin përfundimtar, 2-1.
Për Kukësin, kjo fitore është shumë e madhe dhe e rikthen shumë afër në luftën për titull. Pas nëntë javësh, Tirana ka 20 pikë, kurse Kukësi ndjek me 17 pikë.
Dy kryesueset janë të shkëputur nga pjesa tjetër e kampionatit, me Vllazninë dhe Teutën që vijnë prapa me nga 13 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës