Drita ka marrë humbjen e 11 në po aq javë në elitën e basketbollit të Kosovës, Art Motion Superliga. Skuadra e radhës që e mundi ishte Prizreni 16, i cili fitoi me rezultatin 109:90.
Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, ku të dy skuadrat nuk arrinin të shkëputeshin, dhe si pasojë rezultati shpesh herë u barazua, ndërsa çereku i parë përfundon me shifrat 28:30.
Lojë e ngjashme u zhvillua në periodën e dytë, që kryesisht ishte e barabartë, ndërsa epërsia më e lartë e prizrenasve ishte 43:51, ndërsa pjesa e parë përfundon me shifrat 53:56.
Në periudhën e tretë u bë dallimi, ku basketbollistët e Prizrenit 16 thelluan më shumë epërsinë, duke thyer ‘rezistencën’ nga gjilanasit, ndërsa epërsia më e lartë në ndeshje ishte 72:85, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.
Epërsia e prizrenasve shkoi deri në 20 pikë, 86:106, duke mos e rrezikuar fitoren, ku në fund triumfuan 90:109, që ishte fitorja e shtatë, ndërsa kanë edhe tri humbje.
Te Drita u dalluan Isaiah Johnsson me 22 pikë e shtatë kërcime dhe Bardh Jakupi me 21 pikë e nëntë kërcime, kurse te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 18 pikë e 16 kërcime, Ivan Koljeviq me 23 pikë e 14 asistime dhe Arti Hajdari me 28 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel