Përballje

Sfidat e së dielës në La Liga


Ndeshjet e së dielës në La Liga do fillojnë në ora 14:00 dhe përfundojnë në ora 21:00.

Dueli i parë do jetë mes Cadiz-it dhe Mallorca-s, ku të dy ekipet do kërkojnë pikët maksimale.

Mallorca radhitet në pozitën e 12-të me 13 pikë, ndërsa Cadiz ndodhet në zonën e rrezikshme, në pozitën e 18-të me tetë pikë.

Pas përfundimit të ndeshjes së parë, do të luhet dueli mes Atletico Madrid-it dhe Real Betis në ora 16:15.

Të dy ekipet po kalojnë një formë mjaft të mirë, ku madrilenët kanë tre fitore, një humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Ndërsa Betis në anën tjetër kanë dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Momentalisht, Betis është ngjitur më lartë se Atletico Madrid në radhitjen tabelare në La Liga, por ata kanë luajtur një ndeshje më shumë se madrilenët.

Real Betis radhiten në pozitën e katërt me 21 pikë, ndërsa Atletico Madrid janë në vendin e gjashtë me 19 pikë.

Dy ndeshjet e tjera në La Liga pas përfundimit të Atletico Madrid – Real Betis janë:

18:30 Getafe – Espanyol

21:00 Real Sociedad – Athletic Bilbao

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore