Samiti trepalësh egjiptian-jordanian-palestinez do të mbahet në Kajro të enjten, tha një burim egjiptian për Asharq Al-Awsat.
Ai tha se takimi synon të unifikojë pozicionin arab ndaj rifillimit të negociatave me Shtetet e Bashkuara mbi bisedimet e paqes.
“Samiti duhet të bazohet në një qëndrim të unifikuar arab në lidhje me rifillimin e bisedimeve paqësore izraelito-palestineze, dhe në kontaktet e mbajtura me Washington-in, pas vizitës së drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës të SHBA-ve William Burns në Kajro, Ramallah dhe Tel Aviv dy javë më parë”, tha burimi.
Ai shtoi se një nga rezultatet e bisedimeve të Burns në rajon është takimi i fundit i mbajtur midis ministrit izraelit të Mbrojtjes, Benny Gantz, dhe presidentit palestinez Mahmoud Abbas në Ramallah.
Samiti do të sjellë së bashku mbretin jordanez Abdullah II, presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe Abbas.
Një burim jordanez zbuloi se samiti kryesisht kërkon të koordinojë pozicionet mbi zhvillimet e fundit në rajon përpara udhëtimit të Abbasit në Kombet e Bashkuara, ku ai pritet të mbajë një fjalim.
Të hënën, kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh tha se ai mezi pret samitin trepalësh për t’i kërkuar administratës amerikane të përmbushë premtimin e saj për krijimin e dy shteteve dhe t’i japë fund vendbanimeve “racore”, si dhe zgjidhjen e pushtimit izraelit të tokave palestineze.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Të paktën 2 të vdekur në Odessa nga një raketë ruse, goditet edhe kështjella
-
Guerot: Kosova nëse do t’i rrisë gjasat për anëtarësim në KiE ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
Lajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës