Pandemia ka vënë në lëvizje shumë ekspertë të studiojnë se cilët faktorë ndikojnë në rritjen e imunitetit. Mjekët specialistë thonë vazhdimisht që një pjesë e njerëzve e kalojnë pa simptoma prekjen nga ky virus.
Ata kanë arritur në përfundimin se, një dietë e balancuar, ushtrimet fizike dhe minimizimi i stresit forcojnë imunitetin në këtë periudhë.
Por së fundmi është zbuluar një ilaç që prodhohet nga bletët, i cili quhet Propolis Emune.
Shumë studiues e shohin këtë produkt si një nga zgjidhjet më të mira për parandalimin dhe përballimin e sëmundjeve të ndryshme qofshin ato me natyrë bakteriale ose virale.
Mjafton të përmendim këtu Institutin Kombëtar të Shëndetit në SHBA (NCBI) i cili ka publikuar studime të ndryshme rreth propolis-it, ku e sheh atë si një potencial farmaceutik shumë të madh.
Tek bletët janë vërejtur disa nga dukuritë më mahnitëse dhe të përkryera të natyrës. Mënyra se si ato luftojnë armiqtë mikroskopikë siç janë viruset, bakteret dhe patogjenë të ndryshëm të lë pa fjalë. Propolis është lënda çudibërëse që ato krijojnë dhe përdorin për këtë gjë .
Zbulimi dhe përdorimi i kësaj substance misterioze ka ndihmuar njerëzit që nga antikiteti dhe deri më sot për të luftuar ndaj sëmundjeve të ndryshme.
Duke qenë se në trupin tonë qarkullojnë shumë baktere, ky ilaç do të asgjësoj një pjesë të madhe të tyre.
Por nuk mbaron me kaq, elementët bioaktive që Propolis Emune përmban janë shumë të vyera për ndërtimin e anti-trupave të rinj të sistemit imunitar./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të kompensojë gjenetikën me 60% dhe t’i shtojë 5 vjet jetës, thotë studimi
-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave
-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
-
Departamenti i Drejtësisë amerikane ka në plan të riprogramojë marihuanën si një drogë me rrezik më të ulët