Në një magazinë bojërash në qytetin Rahaf në Gaza, ka shpërthyer një zjarr i madh pas një sulmi izraelit.
Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se në bazë të dëshmitarëve okularë, prona është goditur të martën pasdite nga një predhë, por ende nuk është e qartë se pse është shënjestruar depoja.
Ndërkohë që imazhet e marra nga BBC paraqesin zjarrfikësit teksa tentojnë të shuajnë zjarrin dhe nga ana tjetër, duken punëtorët që përpiqen të shpëtojnë sendet e ruajtura.
Më parë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka rikonfirmuar angazhimin e qeverisë së tij mbi operacionet e saj kundër militantëve palestinezë në Gaza.
I gjendur në një bazë ajrore, Natanyahu ka thënë se Izraeli do të vazhdojë goditjen e objektivave “për aq kohë sa është e nevojshme për të rivendosur qetësinë te qytetarët e Izraelit”.
Ndër të tjera, ai tha se grupi militant që sundon Gazën, Hamas, kishte “marrë goditje që nuk i priste” duke e kthyer atë vite pas.
“Armiqtë tanë përreth nesh mund të shohin se çfarë çmimi përcaktojmë për sulmet kundër nesh”, ka deklaruar kryeministri izraelit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet