Sport

Skena mesjetare në Arabi, tifozi fshikullon lojtarin e Al Ittihad


Një sulmues i Pro Ligës ishte pre e zemërimit të një tifozi pasi skuadra e tij u mposht 4-1 nga Al-Hilal në finalen e Superkupës Saudite mbrëmë.

Sulmuesi Abderrazak Hamdallah, i mbiquajtur “Ekzekutuesi” për aftësinë e tij në shënimin e golave, e gjeti veten nën zemërimin e një spektatori pasi arriti të shënonte vetëm një gol në përgjigje të katër që pësoi skuadra e tij.

Një burrë, i cili në njëfarë mënyre kishte shkuar në finale i “armatosur” me kamxhik, fshikulloi lojtarin në shenjë proteste ndaj shfaqjes së dobët, duke shkaktuar një zhurmë të madhe në tribuna dhe fushë.

Lojtarët dhe zyrtarët ndërhynë për të shmangur rrëmujën e mëtejshme dhe për ta çuar lojtarin në zonën e sigurisë, me tifozin, në dukje, duke u larguar pa u ndëshkuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore