Sport

Zyrtarisht Vllaznia nuk është më në dorën e Bashkisë Shkodër


Klubi i Vllaznisë së Shkodrës zyrtarisht do të jetë në pronësi të Alban Xhaferit. Bashkia e Shkodrës ka njoftuar shitjen e 100% të aksioneve të klubit te pronari i ri.

Autoriteti shitës i Klubit, Bashkia e Shkodrës, zhvilloi procedurat për shitjen e aksioneve të plota të Vllaznisë më 9 mars 2021, ku vlera fillestare e ankandit ishte rreth 50.8 milionë lekë.

Xhaferi, pronari i ri i Vllanzisë shpenzoi rreth 63.7 milionë lekë për të blerë 100% aksionet.

Ai sezonin e kaluar ishte në rolin e administratorit në Klub dhe bëri ndryshimet e nevojshme që sollën edhe ringritjen e skuadrës në nivel konkurues.

Sezonin e kaluar Vllaznia e drejtuar nga Xhaferi doli e dyta në Kategrinë Superiore, duke mos e fituar trofeun vetëm nga golavarazhi, ndërsa fitoi Kupën e Shqipërisë dhe humbi Superkupën përballë Teutës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore