Lajme

Zyrtari francez arrestohet nga junta në Niger, kërkohet “lirim i menjëhershëm”


Ministria e Jashtme franceze ka bërë me dije se një nga zyrtarët e saj është arrestuar në Niger.

Ndaj ka bërë thirrje që junta ta lirojë atë menjëherë.

Oficerët ushtarakë në Niger rrëzuan presidentin e zgjedhur Mohamed Bazoum në korrik.

Më vonë urdhëruan zyrtarët francezë të largoheshin nga vendi – një urdhër që Franca ka refuzuar ta dëgjojë, duke thënë se junta nuk është autoriteti legjitim i vendit.

Ministria ka njoftuar se Stephane Jullien, këshilltar për qytetarët francezë jashtë vendit, u arrestua të premten e kaluar.

Po ashtu ka bërë thirrje për “lirimin e menjëhershëm të tij”.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se ambasadori i Francës do të qëndronte në postin e tij në Niger, pavarësisht se i kërkuan të largohej.

Duke iu drejtuar ambasadorëve në gusht, Macron hodhi poshtë shqetësimet se qëndrimi ndaj juntës mund të ishte i rrezikshëm.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore