Sport

Zyrtare/ Valtteri Bottas te Alfa Romeo


Finlandezi Valtteri Bottas ka nënshkruar kontratë disa vjeçare me Alfa Romeo-n.

Bomba e ditës erdhi gjatë mëngjesit të ditës së sotme, menjëherë pas garës në Zandzvoort të Holandës.

Bottas do të kalojë te Alfa Romeo nga Mercedes-i, qysh në fund të këtij sezoni.

Finlandezi do të jetë zëvendësues i bashkëkombasit të tij, Kimi Raikkonen, i cili do të pensionohet nga Formula 1 këtë vit.

Me rregullat e reja, ende është herët për të thënë se në çfarë niveli do të jetë Alfa Romeo, por sigurisht pritet që konkurrenca nga sezoni i ardhshëm të jetë më e lartë, me diferencën mes skuadrave më të vogël.

Alfa Romeo ende nuk ka vendosur për skuadrën e plotë për vitin 2022.

Antonio Giovinazzi ende nuk e ka të sigurt vazhdimin me skuadrën, dhe vendimi pritet të merret së shpejti.

Sa i përket Mercedes-it, pritet që nga sezoni i ardhshëm në ulësen e argjendtë të ulet fantazisti George Russell.

Se sa do i pëlqej kjo yllit të skuadrës gjermane, Lewis Hamilton, mbetet për t’u parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore