Sport

Zyrtare/ Telles nënshkruan me Al-Nassr


Alex Telles është amri i fundit nga futbolli evropian që është transferuar në Arabinë Saudite.

Futbollisti që numëron 12 paraqitje zyrtare me kombëtaren e Brazilit, u transferua te skuadra e Al-Nassr, derisa zyrtarizimi i kësaj lëvizjë u bë në ditën e sotme (e diele, 23 korrik).

Lajmin e ka bërë publik klubi saudit përmes rrjeteve sociale, ku bën me dije se mbrojtësi brazilian largohet nga “Djajtë e Kuq” për të nisur një rrugëtim të ri.

Te Al-Nassr, Alex Telles do të bashkohet me Cristiano Ronaldo-n, me të cilin ka luajtur te Manchester United dhe Marcelo Brozovic-in Brozovic, me të cilin kanë qenë shok skuadre te Inter.

Transferimi i tij është bërë për shumën e 7 milionë eurove, derisa mbrojtësi 30-vjeçar ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore