Sport

Zyrtare/ Pedri rinovon me Barcelonën


Pedri ka rinovuar me Barcelonën edhe për pesë vite të tjera.

Këtë e ka bërë zyrtare klubi katalunas me një komunikatë më herët.

Pedri Gonzalez ka rinovuar me klubin katalunas deri në vitin 2026.

Ai do të ketë një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh.

18-vjeçari u shfaq në skenë në fillim të vitit që shkoi, dhe shkallët e suksesit i ngjiti me shpejtësi.

Ai erdhi nga Barcelona B, për t’u bërë startues i padiskutueshëm te skuadra e parë.

Paraqitjet e mira me Barcelonën ia siguruan edhe pjesëmarrjen në EURO 2020.

Gjysmëfinalisti i Evropianit më pas morri pjesë edhe në Tokyo ku fitoi medaljen e argjendtë.

Pedri luajti më së shumti ndeshje sezonin që shkoi, plot 75 sosh.

Talenti i Barcelonës është zgjedhur në listën e 30 kandidatëve për topin e artë, njëri ndër futbollistët më të rinjë që nominohet për këtë çmim.

Edhe pse në krizë financiare, Barcelona arrin të blindojë edhe për shumë vite shtyllën kryesore të së ardhmes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore