Sport

Zyrtare/ Kupa e Amerikës zhvillohet në Brazil


Për shkak të pandemisë COVID-19, Kupa e Amerikës nuk do të mbahet në vendet e parapara.

Pas Kolumbisë, Federata e Futbollit Amerikano Jugor (CONMEBOL), vendosi që as Argjetina nuk mund ta organizojë Kupen e Amerikës këtë vit.

Të detyruar të gjejnë një zgjidhje shpejtë, ata kanë vendosur për Brazilin.

Këtë e kanë bërë të ditur me një komunikatë zyrtare.

“Kupa e Amerikës 2021 do të luhet në Brazil. Data e fillimit dhe mbarimit është e ditur. Vendet dhe ndeshjet do të bëhen të ditura nga CONMEBOL orët e ardhshme. Kompeticioni më i vjetër për shtete në botë do ta bëjë gjithë kontinentin të dridhet”.

Kupa e Amerikës fillon më 13 qershor dhe përfundon më 10 korrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore