Gjykata Speciale

Zyrapi: Bashota dhe komandant Drini ishin kundër emërimit të Sylejman Selimit si komandant i përgjithshëm


Bislim Zyrapi dhe Luka Misetiç.

Ish shefi i shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi, është duke e vazhduar dëshminë e tij për herë të pestë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Gjykatën Speciale, ai është duke u intervistuar nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiç.

Gjatë dëshmisë së Zyrapit është pranuar një dokument me lajme të majit të 1999-së, teksa ka thënë se Sokol Bashota dhe komandant Drini ishte kundër emërimit të Sylejman Selimit si komandant i përgjithshëm i UÇK-së.

Pjesë nga intervistimi i Zyrapit:

Luka Misetiç: A keni ditur ju se përfundimisht LDK-ja vendosi të mos ishte pjesë e qeverisjes së përkohshme të Kosovës, pas fillimit të bombardimeve të NATO-së?

Bislim Zyrapi: Po.

Luka Misetiç: A e keni ditur që zotëri Thaçi i bëri thirrje LDK-së ndonëse ata nuk merrni pjesë të bëheshin pjesë e Qeverisë së përkohshme?

Bislim Zyrapi: Po.

Misetiç kërkon që të pranohet ky dokument, trupi gjykues e pranon atë.

Luka Misetiç: Kush është Rexha?

Bislim Zyrapi: Rexha, mbiemrin e ka pasur komandant Drini. Por, Rexha i themi edhe Rexhep Selimit tash cili prej tyre? Po, ky takim prej 26-tit është e saktë që është mbajtur, janë bërë diskutimet që janë bërë se nuk kemi qenë vetëm unë, por kanë qenë edhe komandant të zonës.

Luka Misetiç: A është e drejtë të themi që edhe Sokol Bashota edhe Drini ishin kundër emërimit të Sylejman Selimit, si komandant të përgjithshëm?

Bislim Zyrapi: Faktikisht, po.

Luka Misetiç: Po të shohim këto shënimet, duket sikurse pesë persona nga nëntë kanë qenë pro zotërit Thaçi, dy për zotërin Krasniqi dhe dy të pavendosur ndonëse ju vetë keni thënë se unë do të bëjë si shumica. Kështu?

Bislim Zyrapi: Po.

Luka Misetiç: Tani, nëse pesë nga nëntë persona kanë mbështetur zotërin Thaçi përpara këtij takimi nuk ka qenë e vendosur që do të zgjidhej automatikisht zotëri Thaçi?

Bislim Zyrapi: Nuk ka qenë e përcaktuar, por veç përcaktimi i udhëheqësit të delegacionit është ditur që duhet të jetë zotëri Thaçi.

Luka Misetiç: Kur u kijua Qeveria e përkohshme e Kosovës në prill a e dini ju sa herë takohej Qeveria e përkohshme e Kosovës në cilësinë e saj si Qeveri e re?

Bislim Zyrapi: Jo, nuk kam pasur informacione se s’kam pasur kohë të merrem me takime.

Luka Misetiç: A e dinit nëse Qeveria e përkohshme, mbajti ndonjëherë ndonjë takim qeveritar?

Bislim Zyrapi: Jo, nuk e di.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore