Gjykata Speciale

ZPS-ja pretendon se Bahtijari e kërcënoi dëshmitarin e parë me vrasjen e birit të tij


Ismet Bahtijari.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), është duke pretenduar se Ismet Bahtijari e ka kërcënuar dëshmitarin e parë me vrasjen e të birit të tij.

Kështu është pretenduar në versionin e redaktuar të akakuzës së përbashkët ndaj ish deputetit Haxhi Shala, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari.

“Kur dëshmitari 1 e pyeti se a do të vritej djali i tij nëse dëshmitari 1 do të dëshmonte, Bahtijari pohoi”, është thënë në pikën e 10-të të aktakuzës.

Në aktakuzë pretendohet edhe për kontaktet me dëshmitarin 1 dhe “tentim joshja e tij me 200 mijë euro për të mos dëshmuar në Speciale”.

Sipas ZPS-së, Bahtijari dhe Januzi i shkuan dëshmitarit në shtëpi dhe i ofruan para me qëllim të frikësimit.

“Konkretisht, Januzi i tha dëshmitarit 1 se Shala i kërkoi Januzit t’ia përcillte mesazhin se nëse dëshmitari 1 e tërheq dëshminë e tij, Shala dhe persona të tjerë të paidentifikuar do t’i ‘ndihmonin’. Dëshmitari 1 iu përgjigj se nëse Shala dhe/ose të tjerët do t’ia sillnin 200 mijë euro, do të merreshin vesh”.

“Dëshmitari nuk e pranoi as nuk e mohoi që ishte dëshmitar. Januzi tha se do t’u thoshte ‘atyre’ se çfarë tha dëshmitari. 18. Pak pas vizitës së tij më 12 prill 2023 te dëshmitari 1, Januzi e telefonoi përsëri Shalën. 19”.

“Si rezultat i kontaktit të dytë, dëshmitari 1 u frikësua edhe më shumë për sigurinë e tij dhe të familjes së tij”, thuhet aktakuzën së publikuar.

Po ashtu edhe më 19 shkurt, një aktakuzë ndryshe është dorëzuar ndaj Ismet Bahtjarit dhe Sabit Januzit, të cilët akuzohet për pengim të drejtësisë.

Më 13 shkurt, Dhomat e Specializuara të Hagës i kanë kërkuar Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë ta informojë për statusin financiar lidhur me procesin gjyqësor ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës të cilët akuzohet për pengim të drejtësisë.

Sipas aktakuzës, komandant “Topi” së bashku me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin kanë organizuar takime me një dëshmitar në përpjekje për të ndikuar që ai të tërhiqet nga dëshmia.

“Dëshmitari 1 tha se nëse Shala dhe tjerët sjellin 200 mijë euro, atëherë do të kenë marrëveshje”, thuhej në aktakuzë.

Po ashtu aktakuza përfshin edhe kontakte të shumta telefonike dhe takime personale që kanë ndodhur në periudhën midis 5 dhe 9 prillit 2023.

Sipas aktakuzës, veprimet e Shalës dhe bashkëpunëtorëve të tij kanë pasuar qëllime “kërcënuese” dhe “shantazhuese” ndaj dëshmitarit, duke synuar, siç pretendojnë nga Specialja, të pengojnë drejtësinë dhe të ndikojnë në dëshminë e tij.

Shala i njohur ndryshe si komandant “Topi”, të hënën e 11 dhjetorit ishte intervistuar në zyrat e EULEX-it, ndërsa të martën u transferua në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë të Holandës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore