Sport

Zidane: Nuk kemi fituar ende asgjë


Real Madrid-i arriti të fitoi ndeshjen e parë çerekfinal përballë Liverpool-it me rezultat 3-1.

Mbi të gjitha, Real Madrid-i ishte super dominues duke arritur që të lë jashtë lojës gjithë skuadrën e Liverpool-it.

Por, trajneri i klubit madrilen, Zinedine Zidane, thotë që ka edhe një ndeshje për t’u luajtur dhe se ende nuk është mbyllur asgjë.

-Trofeu i Champions League-s po afrohet?

Jo, nuk kemi fituar ende asgjë. Jemi të lumtur me rezultatin, por ka edhe një ndeshje të dytë që do të jetë shumë e vëshitrë.

-Varane jashtë?

Asgjë nuk ndryshoi. E zëvendësuam me Militao-n, luajtëm më 4-3-3 dhe shkoi shumë mirë.

Pa dyshim që është e vështirë ta humbim një lojtar në atë mënyrë, por na ka ndodhur shpesh këtë sezon, jemi mësuar.

-Vinicius?

Jam shumë i lumtur për të. Këto dy gola do i ndihmojnë jashtëzakonisht shumë. Ai e meriton këtë.

-Taktika e lojës?

Mbrojtësit e Liverpool-it shkojnë shumë përpara, ne e shfrytëzuam atë. Punoi shumë mirë, për ne dhe sidomos për Vinicius-in.

-Goli i Salah?

Ata kishin një mundësi dhe arritën të shënojnë. Por, ky është futbolli. Kam dëshirë të fokusohem te skuadra ime. Ata bën një punë të mrekullueshme, nga fillimi deri në fund.

-Komentet e Klopp për “Alfredo di Stefano”?

Nuk kam. Di Stefano është stadiumi ynë dhe do të mbetet ashtu.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në “Anfield”, të mërkuren e 14 prillit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore